AKTUALITET

E ndarë në 53 pako dhe e hedhur në 2 çanta/ Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit, këtë herë në anije qymyri që vinte nga Kolumbia!

07:55 - 17.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas qindra kilogramëve të kapur në kamionët e ngarkuar me banane nga Ekuadori, trafikantët duket kanë gjetur një mënyrë tjetër për të transportuar drogë drejt vendit tonë.




Kështu, raportohet se një sasi e konsiderueshme prej kokaine është kapur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, e cila ishte vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, teksa nuk ka ende informacion nëse ka persona të arrestuar.

Nga peshimi që është bërë deri më tani kanë rezultuar mbi 50 kg, teksa vijon peshimi pas orës 10:00. Nga sa mësohet droga ishte futur në 2 çanta, e hedhur në mes të qymyrit. Vinçieri teksa mbushte kovën me qymyr ka konstatuar mallin dhe ka ndërprerë punën.

Anija Unistream, e cila ka kapiten një rus,  transportonte 6500 ton qymyr, megjithatë nuk është ndaluar asnjë deri më tani. Policia kreu kontrolle me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, teksa mësohet se do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit.

Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Anija “Unistream” u ankorua dje në portin e Durrësit,  teksa më parë ka ndaluar në portin Barranquilla të Kolumbisë. Ajo është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.