SPORT

Finalja e Conference League, kapiteni i Feyenoord: Të bëjmë historinë në Tiranë

13:53 - 19.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marcos Senesi duket mjaft i emocionuar para finales së madhe të Romës kundër Feyenoord.




Kapiteni i skuadrës hollandeze ka folur nga Portugalia, vend në të cilin ekipi i Feyenoord po zhvillon një mini-fazë përgatitore.

Për të, 25 maji do të jetë një ditë e madhe si në aspektin personal, por edhe në atë profesional. Për mediet e huaja, kapiteni italo-argjentinas ka thënë:

“Është një kupë e re dhe ne duam të bëjmë histori. Për mua është finalja e parë që do të luaj dhe shpresoj ta fitoj.

Kemi ardhur në Portugali për të bërë fazë të shkurtër përgatitore dhe ky mund të jetë një avantazh për ne.

Gjithsesi, dua të theksoj se Roma do të arrijë me një ritëm më të lartë sepse po luan ndeshje të rëndësishme”.

Ndeshja Roma – Feyenoord do të luhet të mërkurën e 25 majit në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, në orën 21:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.