BLUETOOTH

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz në pritje të fëmijës së tyre të parë

09:54 - 30.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.




E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, shumë thashetheme qarkulluan kohëve të fundit se moderatorja ishte në pritje të ëmbël dhe ky lajm tashmë ka rezultuar i vërtetë.

Sipas burimeve për “Prive.al” Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.

Dhe pse lajmet qarkullonin poshtë e lartë se çifti ishin në pritje të fëmijës së  tyre të parë, Einxhel i ka hedhur gjithmonë poshtë këto aludime.

Megjithëse duhet të themi se fotot e fundit të publikuara nga moderatorja në profilin e saj në Instagram kanë ngjallur dyshime pasi Shkira shihet më pak provokuese me fotot e saj duke mbuluar pjesët e trupit, veçanërisht barkun.

Çifti e ka shprehur dhe më parë në intervistat e tyre se duan të krijojnë një familje sa më shpejt dhe duket se tashmë ka ardhur koha. Nuk dihet ende se kur do të ketë një konfirmim nga ana e dyshes për këtë lajm por duket se për momentin Einxhel dhe Dagz dëshirojnë ta mbajnë të fshehtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.