BLUETOOTH

Keisi dhe Stresi janë sërish bashkë? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet për rikthim

16:22 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti Keisi dhe Stresi janë ndër më të komentuarit për shkak të marrëdhënies së tyre. Prej kohësh janë ndarë por postimet e fundit në rrjete sociale tregojnë se mund të jenë sërish bashkë. Pas publikimit të këngës së re me titull “M’ke harru”nga Stresi, bazuar nga teksi fansat aluduan se ishte një dedikim për ish-partneren.




“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata” – është një pjesë nga teksti i këngës së Stresit.

Ndërkohë Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke na bërë akoma më konfuzë. Të dy kanë qenë miq të Brilant Martinajt, i cili vdiq nga atentati në Fushë-Krujë së bashku me 2 shokët e tij. Reperi i njohur Stresi është shprehur mjaft i prekur nga kjo ngjarje pasi Brilanti ishte mik i ngushtë i Stresit. Edhe Keisi publikoi fotografi pranë Brilantit duke treguar se është shumë e trishtuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.