BOTA

Egjipt/ 45 të vdekur nga zjarri që shkrumboi kishën me 5 mijë besimtarë në qytetin e Gizës (VIDEO)

17:12 - 14.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 45 persona mbetën të vdekur dhe 45 u plagosën nga një zjarr i përmasave të mëdha që ra brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës të dielën.




Sipas agjencisë së lajmeve Reuteres zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike pak para orës 9 të mëngjesit, kur në kishën Abu Sifin po zhvillohej mesha e së dielës dhe rreth 5,000 njerëz ndodheshin brenda godinës.

Zjarri bllokoi një nga hyrjet e kishës duke shkaktuar një rrëmujë, e cila si pasojë la të vdekur shumë fëmijë që ndodheshin pranë prindërve të tyre.

“Njerëzit po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt, dhe ne pamë tym që vinte nga kati i dytë. Njerëzit nxituan të zbrisnin shkallët dhe i pamë duke rënë mbi njëri-tjetrin. Pastaj dëgjuam një zhurmë dhe shkëndija dhe zjarr që dilnin nga dritarja”, tha Yasir Munir, një predikues i fesë që ndodhej në katin e parë të kishës së bashku me vajzën e tij dhe arritën të shpëtonin.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Zjarret elektrike të këtij lloji nuk janë një dukuri e rrallë në Egjipt. Në fund të vitit 2020, një zjarr në një spital që trajtonte pacientët me COVID-19 vrau të paktën shtatë persona dhe plagosi disa të tjerë.

“Unë ofroj ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave të pafajshme që kanë kaluar të jenë me Zotin e tyre në një nga shtëpitë e tij të adhurimit”, tha presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në një postim në Twitter.

 

Maher Murad tha se e la motrën e tij në kishë pas lutjeve. “Sapo u largova nga kisha vetëm 10 metra, dëgjova zhurmën e britmave dhe pashë tym të dendur”, tha ai.

“Pasi zjarrfikësit shuan zjarrin, unë njoha trupin e motrës sime. Trupat janë të gjithë të djegur dhe shumë prej tyre janë fëmijë, të cilët ishin në një dhomë çerdheje në kishë”, shtoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.