BOTA

VIDEO/ Casemiro mbërrin në Old Traford, pritet nga qindra mbështetës

19:13 - 22.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Manchester United do të pres Liverpoolin në derbin e javës së tretë në Ligën Premier.




Djajtë e Kuq synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas dy disfatave radhazi në dy takimet e para në elitën e futbollit anglez.

E në shkallët e stadiumit Old Traford, United do ta ketë një tifoz special për përballje ndaj rivalëve të përbetuar.

Transferimi më i ri i Manchester United, mesfushori brazilian Casaemiro tanimë ka arritur në Old Traford.

Braziliani është pritur me entuziazëm nga tifozët e Djajve të Kuq të cilët kanë shkrepur disa fotografi me të.

Debutimi i brazilianit me fanellën e United pritet të ndodhë javën e ardhshme ndaj Southampton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.