AKTUALITET

Berisha me intelektualë në Pogradec: Shifrat e largimeve nga vendi, alarmante

19:31 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Sali Berisha po zhvillon sot një bashkëbisedim me intelektualë të Pogradecit.




Gjatë fjalës së tij Berisha pohoi se vendi po përjeton një rrokullisje të madhe, duke përmendur largimet masive nga Shqipëria.

Berisha tha se shifrat janë alarmante.

“Me vlerësimin tim më të madh për Pogradecin, pogradecarët, kapacitetet e tij të jashtëzakonshme intelektuale dhe kontributet që ky qytet ka dhënë dhe jep sot në kulturën, artet, mendimin tonë. Sot dhe gjithnjë, ka një diskutim për rolin e intelektualit në shoqëri. Çdo intelektual, pasionin e tij të madh ja kushton krijimeve të tij, profesionit dhe aty janë kontributet e tij madhore. Çdo intelektual ka një thelb të përbashkët dhe kjo është mbrojtja e interesit publik, të qytetarëve.

Kjo është thirrja për çdo intelektual, shkrimtar, poet, piktor, shkencëtar. Cili do qoftë ai, e ka një detyrim që të jetë një avokat i pamposhtur i interesit publik, të qytetarëve. Në këtë drejtim, e konsideroj këtë në këto momente të vështira që kalojmë, sepse sot është e qartë dhe e pamohueshme që ne kalojmë një periudhë rrokullisje të madhe.

Nga viti 2014 deri më sot, 744417 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE-së, pa përfshirë Kanadanë, SHBA, e vende të tjera jashtë BE-së. I bie 27% e popullatës. Përveç luftës, kombet nuk i kanë larguar me kaq shpejtësi nga vendi i tyre në proporcione të tilla. Ka një periudhë tjetër, 2007-2014, në të cilën, sipas statistikave të kësaj qeverie, popullata u rrit nga viti në vit. Nuk është se nuk ikën, por popullata rritej, sepse vinin shumë dhe largoheshin shumë më pak. Nga 2014, një largim i tillë nuk i ndodh asnjë kombi tjetër në Europë. Shpeshherë ja kalojmë dhe Sirisë që është në luftë.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.