AKTUALITET

Meta flet për shkarkimin e Edvin Shvarc: Institucion i palëvizshëm i shtetit tonë, nuk besoj se është i vërtetë

14:46 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot nga Jala për kapjen e rusëve dhe ukrainasit në Gramsh. Meta u shpreh se qeveria del zbuluar para situata që e zënë pa përgatitur ndërsa kujtoi periudhën e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.




Unë lexoja paralajmërimin e një prej shkencëtareve më të mëdhenj për tërmetin. Ata nuk kishin asnjë mjet dhe nxirrnin shkresën që u jepja unë dhe ia jepnin portaleve me Endri Fugën dhe thonin është  çmendur presidenti. Tani do ikë ai sepse u bënë 10 vjet”, tha Meta.

Ai foli për shkarkimin e Edvin Shvarc nga presidenca duke nënvizuar se nuk beson ende në vërtetësinë e këtij lajmi pasi shtoi se ai ka qenë institucion i palëvizshëm brenda presidencës.

“Nuk besoj të jetë e vërtetë sepse ai ka qenë një institucion i palëvizshëm në këtë institucion të shtetit tonë. Mund të jetë lajm për të shmangur vëmendjen nga afera e Inceneratorëve dhe Portit të Durrësit.

Pas 5 vitesh riktehehem në Jalë dhe jam i lumtur që vij te të rinjtë dhe të rejat. Ishte një mundësi për të dëgjuar edhe për të mësuar më shumë prej tyre. Por edhe për t’u bërë gati për këtë start të ri”, u shpreh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.