Kosova

Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë/ Psikologia Marsela Lekli: Të gjithë bashkë duhet të reagojmë, ligji të veprojë me rreptësi

22:20 - 29.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rasti i bërë publik sot, ku një e mitur 11 vjeçare bie pre e shtazërisë së 5 meshkujve në Prishtinë, është alarmi i shoqërisë sonë që dita-ditës zhytet në honet e primitivizmit dhe regresit të saj.




Kjo ngjarje tejet tronditëse për opinionin publik, ulëritëse e degradimit total të shoqërisë shqiptare në të gjitha trojet e saj. Femra shqiptare, me gjithë vuajtjet e saj ndër shekuj, ku përtej rolit mëmësor, i është dashur të marrë pjesë fizikisht në të gjitha punët e rënda, si dhe të vuajë peshën e dogmave kanunore dhe të kodifikimeve të ndryshme, sot përballet me trajtimin përçmues të saj nga qenie të neveritshme që ndotin mjedisin njerëzor.

Të gjithë bashkë duhet të reagojmë, pasi kjo është çështje që i përket tërë shoqërisë, institucionet të krijojnë sa më parë mekanizmat veprues, ligji të veprojë me rreptësinë më të madhe! Një shoqëri e vlerave të saj, ndërtohet mbi themelet e respektimit të dinjitetit njerëzor dhe në mënyrë të veçantë e respektit ndaj femrës. Ç’do tolerim i sotëm, ç’do vonesë e implementimit të drejtësisë mbi abuzuesit është premisë ndjellakeqe e tatëpjetës së pandalshme, deri në zhbërje totale të vlerave morale të shoqërisë sonë.

Psikologe Marsela Lekli


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.