AKTUALITET

Greqia përshëndet marrëveshjen Prishtinë-Beograd: Shpresojmë të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera

17:29 - 29.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia ka përshëndetur marrëveshjen Beograd-Prishtinë për lëvizjen e lirë.




Ministria e Punëve të Jashtme shprehet me besimin se marrëveshja do të jetë fillimi për zgjidhjen e çështjeve të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian “Miroslav Lajçak” për dialogun Beograd-Prishtinë. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.