AKTUALITET

Ilir Meta kallëzon penalisht Autoritetin e Dosjeve

11:49 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë ka kallëzuar penalisht Autoritetin e Dosjeve, siç kishte paralajmëruar edhe më herët.




Meta thotë se ky institucion ka bërë shkelje të rënda dhe të qëllimshme në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta në një postim në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.