AKTUALITET

Parlamenti i ri/ Të premten mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Kur pritet të mbahet seanca plenare

08:06 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do të mbledhë të premten kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve për të diskutuar në lidhje me axhendën e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë e këtij sesioni do të jetë ditën e hënë më 5 shtator, ndërkohë që debatet pritet të jenë të forta.




Pika e parë e takimit të debateve të nxehta mes mazhorancës dhe opozitës do të jenë qëndrimet për ishsigurimsat në administratë dhe dekomunsitizimin e shoqërisë. Partia Socialiste pas konstatimit të fundit nga Autoriteti i Dosjeve që një politikan i lartë është i përfshirë në dosjet e ish-sigurimit, kërkon ndryshime ligjore për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Bashkëngjitur me këtë kërkesë, PS-ja propozon ndërhyrjen edhe në Kodin Zgjedhor, ku kërkon që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të askesohen nga të gjithë jo vetëm nga të prekurit, duke shtuar edhe dënimin me ligj për shfaqjen e simboleve të komunizmit në aktivitete të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.