AKTUALITET

Privatizimi me dokumente false! Juristët zbulojnë për Vetting shkeljet ligjore! Falsifikatori i pronës nga i dënuar, kthehet në viktimë!

20:46 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

EMISIONI VETTING




Sipas juristëve, bazuar në rrethanat objektive të çështjes, procedimi penal është haptazi i paligjshëm, pasi jemi para gjësë së gjykuar, skanuar në tërësinë e tyre nga vendim gjyqësor i formës së prerë, i cili rezulton aktualisht në fuqi.

Sipas avokatit Arben Llangozi “kemi shkelje të drejtpërdrejtë në parim neni si iden. Ky parim është trajtuar gjerë e gjatë në konventat Europiane të drejtave të njeriut, në gjykatën e lartë të drejtave të njeriut, gjithashtu edhe në gjen bazë ligjore edhe në legjislacionin shqiptar në bazë të nenit 7 të Kodit Procedurës Penale, i cili  ndalon gjykimin dy herë për të njëjtin fakt penal. Në rastin konkret kemi një kallëzues që është në rolin e viktimës dhe ka kallëzuar një tjetër, ku pretendon se me dokumente të falsifikuara i është marrë një pronë, pasurie trashëguar dhe në mbarim të këtij procesi personi i dënuar nga gjykata me vendim të formës prerë, merr rolin e viktimës për të njëjtin fakt penal. E pengon në mënyrë të drejtpërdrejtë rastin e dytë, apo të hetohet ashtu sikurse ka vepruar prokuroria. Kemi një handikap jo ligjorë të krijuar nga prokuroria dhe më pas e miratuar edhe nga gjykata. Nuk mundet që për të njëjtin fakt penal, që është e njëjta ngjarje, të hetohet dhe të gjykohet dhe të dënohen dy shtetas, ku njëri ka rolin e viktimës në proces dhe njëri në një tjetër. Unë e konsideroi shkelje dhe duhet të merren masa nga gjykata me të larta që të parandalojnë gjendjen e paligjshme . Pasi kemi  një gjë të paligjshme, të cenimit drejtpërdrejtë të një vendimi gjyqësor. Nuk mundet të gjykohet kush për të njëjtin fakt dy herë dhe aktualisht kemi gjykimin dy herë për të njëjtin fakt, por kemi edhe të njëjtat prova, kemi gjendje të paligjshme të krijuar nga sistemi i drejtësisë që duhet të parandalohet”.

Së dyti, në mënyrë të pakuptimtë dhe pa u bazuar në ndonjë provë, falsifikatori Ferit Tabaku, për të njëjtën çështje kthehet nga një i kallëzuar, i dënuar, në kallëzues. Madje këtë akuzë e bën pa paraqitur ndonjë provë shkresore që implikon Sefedin Shefan. Pra procesi për Shefën nis vetëm mbi bazën e deklarimeve të tij.

Sipas Shefes “gjatë kësaj kohe prokurorja Merita Selimi mbante dokumentin tim sikurse ishte i falsifikuar”.

Së treti, bazuar në kodin e procedurës Penale, deklarimet në rastin konkret neni 156\ 1 Pika “b” të kodit të procedurës penale, personi i cili në të njëjtën çështje është dënuar apo është pushuar çështja nuk mundet të pyetet dëshmitar. Kjo tregon bazueshmërinë e vendimit gjyqësor, i cili bazohet vetëm në deklarimet e falsifikatorit Ferit Tabaku.

“Më kalon çështjen në gjyq, duke më marr të pandehur për dokumentet e mia”, tha Shefa.

Së katërti, sikurse rezulton nga dokumentet zyrtare vendimi gjyqësor i formës së prerë të datës 29 dhjetor 1993, njeh si pronar të ligjshëm të truallit ish pronarin Sefedin Shefa.

Mënyra e procedimit penal për sa i përket gjësë së gjykuar dhe provave me shkelje nga prokuroria tregon se prej saj është filluar një procedim i paligjshëm sipas parashikimeve të nenit 313 të Kodit Penal, i cili shprehet. “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet” .

Megjithatë prokurorja Merita Selimi e dërgoi  për gjykim Sefedin Shefën për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, ku sipas saj vendimi i shpronësimit të vitit 1958 është falsifikuar prej tij. Në një kohë, që Shefa ka lindur në vitin 1961.

Por, sa e mundur është që ai të Sefedini të falsifikonte një dokument të tillë?

Sipas Ish-drejtores së Përgjithshme e Arkivës Qendrore Kombëtare “Duhet t’i drejtoheshin përsëri institucionit që ka nxjerrë këtë dokument, të konfrontohet me ekspertë nga palët e interesuara, në prani të arkivistëve dhe të shikohet. Përballja e një dokumenti të nxjerrë nga një arkiv, qoftë arkiv qendrore, qoftë nga arkivi vendor shteror, e ke vënë përballë”.

Interesant është fakti që dokumentet të cilat ishin të asgjësuara si të falsifikuara nga Ferit Tabaku, rezultojnë të jenë marrë nga prokurorja Merita Selimi në dosjen hetimore të Sefedin Shefes. Akoma deri më sot nuk është bërë asnjë akt ekspertize për dokumentin që akuzohet se është falsifikuar nga ana e Shefes. Ndërkohë që dokumenti i paraqitur nga Shefe rezulton i prodhuar nga një vendim, i cili është marrë nga këshill popullor i asaj kohe, që rezulton me vendimin edhe të shtatë qytetarëve të tjerë të Lushnjes, që kanë pasur probleme të ndryshme.

Sipas Shefës “në vendimin e shpronësimit ka qenë dokumenti individual I babait tim për shpronësimin e sipërfaqes së truallit dhe vendimi tjetër i datës 4 nëntor 1958 me shtatë emra. Vendi që ndodhet në arkiven Qendrore Kombëtare në Tiranë”.

Ish-drejtorja e Përgjithshme e Arkivës Qendrore Kombëtare shprehet “dhënia e një dokumenti dhe pretendimi se ky është i falsifikuar gjykoj se është i padrejtë. Ose ju them verifikimi shumë i lehtë. Mundësia për të qenë i  falsifikuar për mua është i përjashtuar nga arkivi”

Sipas Shefës “ vendimi i shpronësimit ka qenë dokumenti individual i babit tim për shpronësimin e truallit dhe vendimi tjetër i 4 nëntorit 1958 dhe vendimi tjetër me shtat emra që ndodhet në arkivin shtetëror me shtatë emra”

Por prokurorja Merita Selimi kërkoi deklarimin fajtor për Sefedin Shefen për përdorim të dokumenteve të falsifikuara dhe gjykata e deklaroi atë fajtor. Po kështu, gjykata vendosi asgjësimin e dokumentit të falsifikuar.

Sipas avokatit Arben Llangozi “prokuroria duhej të krahasonte  është fakti nëse shkrimi apo nënshkrimi është I të njëjtë personave . Nëse kemi numër protokolli të një me regjistrat ku dokumentet ishin regjistruar. Nëse vula e institucionit është e njëjtë, atëherë nëse i kemi këto nuk kemi falsifikim. Gjykata e lartë  me një vendim unifikues prej 19 anëtarësh  me një vendim unifikues detyron institucionet e prokurorisë të filloje një hetim vetëm kur ka dokumente origjinal. Në të gjitha rastet e tjera është e ndaluar. Pra kanë qenë 19 gjyqtarë të gjykatës së lartë dhe kjo është e tepërt ta diskutoj një gjyqtar  apo prokuror, i kujtdo gjykate që mundet të jetë”.

Siç rezulton nga materialet procedurale ky dokument është dorëzuar nga shtetasi Ferit Tabaku dhe nuk është marrë si provë nga organet kompetente dhe sikurse e parashikon kodi i procedurës penale, që të ketë vlerën e provës. Organet që kanë arritur në konkluzion duket qartazi se kanë proceduar sipas vullnetit dhe dëshirës të shtetasit Ferit Tabaku. Ky është edhe dokumenti i cili është siguruar edhe nga Ferit Tabaku.

Në rast se unë Sefedin Shefa nga Lushnja kam vënë dorë në një dokument të vetëm, unë nuk kërkoj të dënohem 9 muaj burg, apo 18 muaj shërbim prove, po kërkoj të varem në mes të Lushnjës. Në të kundërt i kërkoj SPAK ta hetoj çështjen”, tha Sefedin Shefa.

Ndërkohë që çështja është apeluar në Gjykatën e Apelit Tiranë nga ana e Shefës, i cili pretendon se nuk ka bërë asnjë lloj falsifikimi dhe akuzon prokuroren Merita Selimi dhe gjyqtaren Esmeralda Xhili, për vendimin e padrejtë të dhënë nga ana e tyre ndaj tij. Shefe kërkon pafajësinë dhe kthimin e ligjshmërisë së pronës së tij.

Më tej Shefa shprehet “jam në fazën e gjykimit në Apel në Tiranë, pas dënimit nga prokurorja Merita Selimi dhe gjykata e Lushnjes. Ditën e enjte u dha vendimi, ditën e premte me 10 mars prokurorja Merita Selimi në bashkëpunim me Etleva Zaimin (kryesekretare e prokurorisë Lushnje) bashkë me Arben Zaimin, më kanë dërguar në dyqanin tim për të më goditur djemtë e Etleva dhe Arben Zaimit. Martin dhe Ibrahim Zaimi erdhi policia, mori kallëzimin penal dhe dërgoi kallëzimin në prokurori ditën e hënë. Tre ditë pas ngjarjes, pasi ishte ditë pushim. Çështjen e mori prokurorja Merita Selimi dhe tre pasi u dorëzua kallëzimi, kjo prokurore e arkivoi dosjen, pa hetuar fare. Pa më thirrur mua”.

Duke i qëndruar mënyrës së trajtimit që i bëjnë organet e drejtësisë Lushnje, lindin disa pyetje të cilat akoma deri më tani nuk kemi marrë përgjigje:

A janë asgjësuar dokumentet e falsifikuara me vendim gjyqësor nga ana e Ferit Tabakut ? Nëse po, me çfarë tagri legjitimohet Tabaku aktualisht në gjykimet civile në gjykatën Fier?

Nëse është bërë fshirja e dokumenteve të falsifikuara për pronën, përse paraqitet në gjykim Ferit Tabaku dhe jo avokati i popullit si përfaqësues i shtetit?

Duhet theksuar fakti që dokumentacioni i paraqitur nga Tabaku për marrjen e pronës kanë qenë të falsifikuara dhe me vendim gjykate janë asgjësuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.