Kronikë

EMRI/ Humb jetën 59-vjeçarja shqiptare në SHBA, u përplas nga makina teksa ecte në trotuar (FOTO)

13:14 - 11.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 59-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në SHBA.




Mësohet se nëna e tre fëmijëve kishte dalë nga banesa për të blerë pica për familjen e saj, kur një makinë krejt papritur përplasi teksa po ecte në trotuar.

Ngjarja ndodhi të premten në Bronks të New Yorkut. 59-vjeçarja Paulina Ndrecaj pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë në spital.

“Ajo ishte një grua e mirë, e ëmbël… një njeri shumë i dashur. Nuk e meritonte këtë, ishte katër hapa larg shtëpisë së saj”, -tha vajza e të ndjerës.

 

foto galeri

 

I shoqi ndodhej në shtëpi dhe kur dëgjoi zhurmën e përplasjes vrapoi poshtë pallatit, ku gjeti bashkëshorten e tij të përgjakur.

“Ishte njeriu më i mirë… nëna e fëmijëve të mi. Ajo ishte perfekte, fëmijët ishin të lumtur me jetën e tyre dhe ajo po ashtu”, -tregoi për New York Post i shoqi i viktimës.

 

foto galeri

 

Një 32 vjeçar, shofer taksie shkoi të ndihmojë po ashtu dhe i tha gruas se gjithçka do të shkojë mirë.

“I thashë se do t’ja dilte, se duhej të bëhej e fortë… ishte e tmerrshme. Më duket sikur e gënjeva sepse ajo nuk ia doli. Mu thye zemra”, -tha i riu.

 

foto galeri

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.