AKTUALITET

“Është barrë e posaçme ta ruajmë këtë gjuhë nga kërcënimet”/ Rama: Abetaren e unifikuar do e përdorë edhe Maqedonia e Veriut

19:11 - 11.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit Edi Rama, në prezantimin e abetares së unifikuar Shqipëri-Kosovë tha se pas një pune voluminoze të dy skuadrave u finalizua ky moment i veçantë.




Rama tha se ruajtja e gjuhës tonë kombëtare është një barrë e posaçme duke marrë parasysh kërcënimet e shumta që e rrezikojnë.

“Dua ta them qysh në fillim se është vërtet një moment i veçantë sepse kjo abetare e parë e unifikuar, një punë e përbashkët ishte një sfidë me kohën pasi hapi për ta realizuar u hodh jo shumë kohë më parë.

Puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas për këtë qëllim, ishte tejet voluminoze. Por ja ku jemi sot në vigjilje të vitit të ri shkollor me një libër të njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës për herë të parë. Lajm i mirë është dhe se edhe Maqedonia e Veriut e do këtë abetare, ku nxënësit të mësojnë gjuhën amtare.

Gjuha shqipe sot ruhet dhe flitet në Kosovë, Mal të zi, në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe përtej këtij perimetri, ku jetojnë shqiptarë, deri në skajin më të largët të globit. Është një barrë e posaçme që këtë gjuhë ta mbrojmë nga kërcënimet e mëdha që janë përherë e më të pranishme, si rezultat i rrjeteve sociale, komunikimeve intensive të rrjeteve elektronike apo botërisht humbjes së interesit ndaj librit. Barrë e rëndë por e detyruar për tu mbajtur, ne e kemi barrën kryesore dhe pavarësisht përpjekjeve ka shumë vështirësi për të kapërcyer. Gjuhe e vjetër por e shkruar relativisht vonë dhe duhet të gjejmë rrugët për ta rrënjosur te fëmijët tanë”-tha Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne qofte se ke ndermend tu mesosh gjuhen letrare shqipe femijeve jashte kufirit mjafton te dergosh atje abetaren tone sepse ajo eshte botuar sipas rregullave te drejtshkrimit . Ne qofte se ke ndermend tu mesosh femijeve tane anglisht dhe frengjisht e ke shume gabim . Shenjat jane qe diaspora kerkon me ngulm ndryshimin e disa rregullave te drejtshkrimit .

    Përgjigju ↓