Kronikë

Vrasja në Shkodër/ Mori 5 plumba në trup, si u ekzekutua 19-vjeçari në mes të lokalit

22:44 - 18.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 19-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa krimi tronditi sërish kryeqendrën e veriut. Erjon Xhenja ishte në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në momentin ku u qëllua me armë zjarri.




Gazetari Simon Shkreli mëson nga burime se ndaj të riut është qëlluar pesë herë me pistoletë nga një distancë e afërt. Plumbat rezultuan fatal për 19-vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend.

Policia përmes një deklarate njoftoi se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Sakaq, grupi hetimor vijon punën, ndërsa FNSH po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.