AKTUALITET

Kreu i Shoqatës së Invalidëve flet nga protesta: Kemi dërguar mbi 12 shkresa. Facebook-un e përdorin shumë mirë, por ne s’na kthejnë përgjigje!

10:46 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri, në protestën e sotme të zhvilluar para Ministrisë së Financave, u shpreh se kanë mbetur pa asnjë mbështetje nga qeveria.




Ai theksoi se Ministrisë së Financave i janë dërguar mbi 12 shkresa, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“MF nuk pranoi asnjëherë sugjerimet tona. Ne që kemi punuar në miniera askush nuk e mendon se çfarë kemi hequr. Ne kemi dërguar mbi 12 shkresa dhe e fundit ka qenë më datë 12 shtator, akoma asnjë përgjigje, pse? Me ju thanë se nuk dinë të shkruajnë, jo sepse “Facebook” e përdorin bukur, por nuk duan. Pensionet e pleqërisë janë më të mëdha se pensionet e invaliditetit, përse. Këto të MF si nuk u vjen pa zor, ju e keni parë që MF rimburson kompani për të kryer shërbime dhe që këto shërbime nuk i kryen. A ju vjen pak zor, të rimburson çimento, po ne që kemi kontribuuar një jetë të tërë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.