AKTUALITET

Pedagogu i Bujqësorit flet nga protesta: ‘Jo’ nepotizmit, heshtja të lë pa komb e atdhe!

12:37 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogu i njohur i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj bëri thirrje për rikthimin e universitetit te studentët, që këto institucione të jenë larg nga nepotizmi.




Gjatë fjalës së tij në protestën e sotme që po mbahet para Universitetit të Arteve, Susaj theksoi se studenti të mos vidhet dhe shtantazhohet.

“Varfëria ka shkuar në atë pikë ku nuk mban më. Tekstet mësimore nuk bëhet fjalë që të botësh me ngjyra. Ata që e kuptojnë rëndësinë e tekstit, e kuptojnë. Në vend që të ndihemi mirë në jetë të jetëve për kontributin që po japim. Nuk po reagojmë për lekët në fundin e xhepit tonë, por për të mirën e Shqipërisë dhe universitetit. Po reagojmë kundër sjelljes arrogante dhe përçmimit të mbarë studentëve, një përçmim që u pa dhe në 2018-2019. Ne duam që studenti të kthehet atje ku e ka caktuar perëndia, në qendër të vëmendjes. Duam që studenti të mos vidhet dhe shtantazhohet. Jemi kundër marxhinalizimit të studentëve. Ka kolegë që kanë frikë, frika e shkatërron kombin. Heshtja e dheut tuaj na lanë pa komb dhe atdhe, këtë ma kanë thënë shumë në Londër. Sot protestojmë kundër nepotizimit. Universitetit duhet të kthehen të studentët dhe jo te 5 familje që i kanë zhargavitur. Ata nuk bëhen pedagog as për 500 vite se s’kanë moral, as krenari.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.