BLUETOOTH

Sjellja e zakonshme që është oguri më i madh i ndarjes së një çifti

18:27 - 16.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohët e fundit kemi përmendur katër faktorët që mund të çojnë çdo marrëdhënie në prishje. Sipas studiuesit që ka nxjerrë të dhënat në fjalë, në 90% të rasteve këto sjellje janë përgjegjëse për divorcin në martesë. Këta faktorë ai i quajti “Katër Kalorësit e Apokalipsit” dhe oguri më i keq për të ardhmen e një lidhjeje u përket atyre.




John Gottman, pas 40 vitesh kërkime mbi çiftet dhe monitorimin e evolucionit të marrëdhënieve të tyre, mund të thotë me siguri se sjellja përçmuese është ajo që herët a vonë do ta çojë një çift të martuar drejt divorcit. Përbuzja dërgon mesazhin e epërsisë, e cila nuk është një shenjë e mirë për marrëdhëniet. “Unë jam më i mirë se ju. Unë nuk të respektoj”, këtë pohon Dr. John Gottman. Si i bëni të ditur të tjerët kur i përbuzni ata? Të komentosh me sarkazëm personin tjetër, të bësh vazhdimisht shaka, të reagosh ndaj çdo gjëje të vogël që ata thonë – qoftë edhe me grimasa – apo duke i injoruar ato, të gjitha këto janë sjellje përçmuese, e cila shkakton shumë stres në marrëdhënie dhe përfundimisht çon në prishjen e saj.

Në librin e tij “Pse martesat kanë sukses apo dështojnë”, dr. Gottman vëren: “Kur përbuzja fillon të pushtojë marrëdhënien, anëtarët e saj priren të harrojnë plotësisht cilësitë pozitive të partnerit të tyre. Ata e kanë të vështirë të kujtojnë pse dikur e admironin këtë person apo edhe një karakteristikë pozitive të tij. Kjo aftësi përbuzjeje – për të shpërbërë, domethënë ndjenjat pozitive në marrëdhënie – është arsyeja pse duhet trajtuar sa më shpejt që të zbulohet”. Përbuzja shkatërron marrëdhënien që nga themeli dhe shpërndan gjithçka që e mbajti çiftin të bashkuar. “Kur në një marrëdhënie mbizotëron mungesa e respektit, është e pamundur që ajo të vazhdojë të ekzistojë”, thekson eksperti.

Si duket përbuzja?

Fjala është për një mungesë të plotë respekti, e cila qoftë e shprehur me gojë apo me sjellje ka për qëllim të bëjë një person të ndihet inferior ndaj tjetrit, gjë që nuk mund të konsiderohet e shëndetshme për asnjë marrëdhënie. Komentet ironike, shprehjet e mosmiratimit, madje edhe të bërtiturat mund të mbajnë elementin e përbuzjes. Në një shembull të thjeshtë: kur një çift është duke biseduar dhe një partner në vend që të dëgjojë dhe përpunojë atë që thuhet, thjesht rrotullon sytë, e shikon partnerin me ironi dhe mohon atë që po dëgjon.

Ekziston një zgjidhje

Sipas dr. Gottman, antidoti i kësaj sjelljeje shkatërruese është kultivimi i admirimit dhe butësisë në marrëdhënie. Mënyra më e mirë për të “zgjuar” admirimin dhe dashurinë në një lidhje është të kthehesh pas në kohë. Si u njohën çifti? Çfarë ndien kur u takuan për herë të parë apo kur u puthën për herë të parë? Pse e nisën lidhjen e tyre?

Nëse një çift po kalon një krizë, nuk ka gjasa që ata t’i zgjidhin problemet nëse diskutojnë vazhdimisht të njëjtat gjëra pa pushim. Përkundrazi, nëse kujton momentet e bukura, të përbashkëta, ka shumë mundësi që ta kapërcejë pengesën dhe lidhja e tij të mos ndërpritet. Nëse ata arrijnë të zhvillojnë admirim dhe dashuri të ndërsjellë, ata kanë më shumë gjasa t’i qasen dallimeve të tyre si ekip dhe kjo ndjenjë do t’i ndihmojë ata të qëndrojnë të bashkuar përballë vështirësive.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.