AKTUALITET

“Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar”/ Tedi Blushi: Rama ndërtoi modelin putinian të shtetit dhe ekonomisë

10:16 - 17.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se kryeministri Edi Rama, fajëson presidentin rus Vladimir Putin , për hajdutëritë e tij mizore.




Më tej ai shprehet se Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Tedi Blushit

Kreu i regjimit putinian të Shqipërisë gjeti Putinin fajtor për hajdutëritë e tij mizore.

Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të Kryeministrit Kryehajdut që kërkon t’ia verë “fajin” Putinit për hajdutëritë e tij të njohura botërisht në të gjitha raportet ndërkombëtare.

Pasi shkatërroi shtetin ligjor përmes kapjes për fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve të pavarura, pasi ndërtoi pikërisht modelin putinian të shtetit dhe ekonomisë, “kujtohet” sot që për vjedhjet e inceneratorëve, PPP dhe afera të tjera korruptive t’ia lerë përgjegjësitë Putinit dhe nesër Perëndisë po nuk ra aq shi sa i duhet Kryehajdutit që ta shesë shumë më lirë se në tregjet ndërkombëtare dhe ta blejë prapë shumë më shtrenjtë se në tregjet ndërkombëtare.

Pra të vjedhë edhe në shitje edhe në blerje përveçse në investimet e humbura të OSHEE.

Edi, që ti nuk lodhesh së mashtruari kjo dihet se kështu e ke nisur dhe kështu do e mbyllësh. Por si nuk u lodhe duke vjedhur prej 10 vitesh?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.