AKTUALITET

“Nuk ka investim më strategjik për një vend se sa arsimi”/ Protesta e pedagogëve, Meta shpërndan mesazhin: PL mbështetje të plotë stafit akademik

21:34 - 21.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë mbështetjen ndaj pedagogëve të cilët prej disa ditësh ndodhen në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre.




Meta ka shpërndarë në Facebook një mesazh ku shprehet se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë do të jetë arsimi.

Sipas ish-Presidentit, nuk ka investim më strategjik për një vend se sa arsimi.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë shpreh solidaritet të plotë dhe të vendosur me të gjithë pedagogët dhe stafin akademik të universiteteve dhe njëkohësisht me të gjithë studentët.

I siguroj të gjithë se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë arsimi. Nuk ka investim më strategjik për një vend dhe për një komb se sa arsimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.