AKTUALITET

Rama premton nga Elbasani: Do krijojmë auto-moto parkun, do zhvillohen gara të Formula 1

16:44 - 21.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me të rinjtë, kryeministri Rama bëri me dije se në qytet përveç të tjerave, do të krijohet dhe auto-moto parku.




Sipas kryeministrit, ky është një investim i jashtëzakonshëm, dhe projekti do të jetë sipas standardeve të FIA.

Kjo, për të bërë të mundur edhe zhvillimin e garave të Formula 1. Ndër të tjera, kryeministri tha se ky projekt do të krijojë edhe shumë vende pune.

Rama: Në Elbasan, për veç të tjerash ne do bëjmë auto-moto parkun, që është një investim jashtëzakonisht strategjik. Auto-moto parku do të bëhet me të gjitha standardet e aprovuara edhe nga FIA, që të mund të bëhen edhe gara të Formula 1. Por një garë e Formula 1, në rast se arrijmë deri aty, se çdo gjë është e mundur, se nuk ia priste mendja njeriu deri para disa vitesh që ne do kishim në Shqipëri një finale europiane futbolli. E patëm! Nëse do arrijmë deri aty, do duhen disa vite dhe është një herë në vit, ama ai auto-moto parku do jetë një vend me shumë mundësi punësimi, për ata që janë me njohur të mira në këtë gjuhën e huaj të teknologjisë.

Auto-moto parku, tani është në garë ndërkombëtare projekti, ndërkohë që puna me zonën fillon, për të krijuar aty një zonë e cila dhe nga pikëpamja mjedisore do jetë një zonë shumë e bukur, do jetë gati në një periudhë kohore 3 vjeçare. Që do të thotë që në momentin që ju jeni drejt përfundimit të shkollës, aty do ketë nevojë për një numër jo të vogël të rinjsh e të rejash që të hyjnë në punë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.