AKTUALITET

“Me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve”, Basha uron kryeministren e Italisë Giorgia Melonin

20:05 - 22.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Giorgia Melonin pasi kjo e fundit u betua në detyrën e re si kryeministre e Italisë. Basha shkruan se Meloni “me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha”.




Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet Shqipëri-Itali do të forcohen më shumë nën drejtimin e kryeministres Giorgia Meloni.

Mesazhi i Bashës:

Punë të mbarë për kryeministren e re Giorgia Meloni, e cila me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha. Jam i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej, po ashtu dhe bashkëpunimin në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.