BOTA

Humbën jetën 146 persona! Trupat e viktimave rreshtohen në rrugë, shikoni pamjet e frikshme nga tragjedia e festimeve të Halloween-it

23:59 - 29.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 146 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën në një situatë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Halloween të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i zjarrfikësve.




seul halluini

Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan.

Halloween (1)

Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.

“Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur,” tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Halloween (6)

Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj.

Halloween (2)

Shumë nga viktimat ishin gra të reja në të njëzetat e tyre, tha zoti Choi. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike dhe policia e pranishme për të mbjatur rendin në pritje të paradës së Hallouinit, kishte vështirësi në ruajtjen e kontrollit të turmës.

Halloween (5)

Ishte parada e parë e Halloween prej tre vjetësh, që kur vendi hoqi kufizimet e COVID-it dhe distancimin fizik. Disa dëshmitarë përshkruan se turma po bëhej gjithnjë e më e padisiplinuar dhe e parregullt me kalimin e orëve.

Halloween (4)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.