AKTUALITET

Çfarë do të ndodh me çmimin e energjisë? Balluku: Jemi në një situatë jo të mirë hidrike, vendimi do të merret…

17:29 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendosja e fashës 800kWh për energjinë elektrike është kthyer në temën kryesore të debatit me interes publik.




Vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht rritjen e çmimit mbi fashën 800kWh në muajin nëntor, pas publikimit të disa informacioneve në media.

Por sot, Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka bërë një reagim në Twitter, ku shkruan se faturimi i energjisë fillon pas javës së parë të muajit.

Ajo thotë se Shqipëria nuk ndodhet në një situatë të mirë hidrike me një nivel të ulët në Fierzë. Balluku thotë se qeveria do të analizojë çdo detaj para vendimit për fashën mbi 800kWh.

Postimi i Ballukut:

Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.