LAJMI I FUNDIT

Broja: Chelsea një nga klubet më të mira në botë, nuk e di nëse do jem titullar nesër

18:32 - 01.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Chelseat, Graham Potter është shfaqur në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, së bashku me lojtarin shqiptar, Armando Broja.




Në fjalën e tij, Broja ka folur për tema të ndryshme, duke filluar që nga përshtatja, e deri te mundësitë për të luajtur me këtë fanellë.

“Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë. Gjithmonë do të jetë e vështirë që të hysh në skuadër.

Rastet dhe shanset që unë i marr, unë do të mundohem të tregoj paraqitje të mira, dhe në stërvitje të tregoj atë se çfarë di të bëjë. Sigurisht që gjithmonë është e vështirë, nuk është aspak e lehtë, por dua me çdo kusht ta kalojë këtë gjë. E dashuroj futbollin, kështu që kur trajneri më beson mua në fushë, mundohem ta bëjë më të mirën, qoftë me gol ose asistim, ose edhe të paraqitem mirë.

“Shanset për titullar- Mbetet të shihet, është në dorën e trajnerit. Nëse jam titullar, apo jo, unë do ta jap më të mirën nga vetja. Është në dorën e trajnerit. Shpresoj që unë mund të shënojë gol dhe të ndihmojë skuadrën. Nuk kam ndonjë plan për ndonjë festim të veçantë” –tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.