Kronikë

Prokuroria e Tiranës sekuestron 232 mijë lekë të falsifikuara, ishin të prerjeve të ndryshme! Në pranga një person

16:54 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është vendosur nën masën arrest me burg pasi ai është kapur me një shumë parash të dyshuara si të falsifikuara.




Sipas njoftimit për mediat, Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka sekuestruar një shumë prej 232 mijë lekësh të prerjeve të ndryshme.

Në pranga është vendosur shtetasi R.K., banues në Tiranë.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Falsifikimi i monedhave, Prokuroria Tiranë sekuestron 232.000 lekë të prerjeve të ndryshme, një i arrestuar

Në kuadër të procedimit penal nr.6877/2022, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.12258, datë 28.10.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” për shtetasin R. K., lindur dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër për të cilin po punohet për identifikimin e tij, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i monedhave” nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së bashku me shërbimet e policisë gjyqësore kanë bërë dokumentimin e këtij aktiviteti të paligjshëm si dhe në kuadër të këtij procedimi është bërë sekuestrimi i shumës monetare prej 232.000 lekësh të prerjeve të ndryshme si dhe 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.