Kronikë

Shpërthen në flakë shtëpia në Fier, zjarri shkrumbon gjithçka! Banorët shpëtojnë për mrekulli, çfarë dyshon policia

14:59 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë ka marrë flakë në lagjen “1 maji” të qytetit të Fierit ndërsa brenda pak minutash, gjithçka është përfshirë nga zjarri.




Flakët janë pikasur nga familjarët në katin e parë të një godine dykatëshe, aty ku i parkuar ndodhej dhe një automjet, e që përdorej si garazh.

Bëhet me dije se në brendësi të garazdit ndodheshin edhe bojra dhe material të ndryshme, të cilat janë përfshirë më lehtë nga zjarri, që është përhapur më pas në pjesën  tjetër të objektit.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, ndërsa të alarmuar kanë kërkuar ndihmë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se në momentin e që në godinë ka rënë zjarri nuk ka pasur njëri, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, fakt që mbetet për tu vërtetuar.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, lagjen “1 Maj”, Fier, në banesën e shtetasit V. N., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.