BOTA

E fshehu kokainën brenda në… Shiste drogë gjatë natës me biçikletë, kapet në Itali shqiptari

21:59 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet italiane në qytetin e Riminit kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 3 nëntorit një shtetas shqiptar i cili dyshohet se ishte shpërndarës kokaine.




Policia e Riminit raportoi se kishte marrë një denoncim në lidhje me një person i cili lëvizte me biçikletë gjatë gjithë natës dhe që kishte pasur takime të shkurtra me disa persona që dyshohet se kanë qenë duke blerë drogë nga shqiptari.

Pas lokalizimit të tij oficerët italianë vijuan kontrollin fizik gjatë të cilit gjetën një celular dhe një karikues, brenda të cilit më vonë u zbulua që kishte fshehur 10 qese me kokainë.

Sakaq, shtetasi shqiptar është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane për tu njohur me dënimin për veprën penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.