AKTUALITET

“Provokacja” nga Greqia, tifozët shfaqin banerin e madh “Kosova është Serbi”

22:24 - 10.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elemente nacionaliste janë shfaqur në ndeshjen e basketbollit mes ekipit Olimpiakos  të Pireut dhe Partizanit të Beogradit. Kjo përballje ishte e vlefshme për Euroligën e basketbollit, teksa grekët triumfuan me rezultatin 87-58.




Te tribuna ku qëndronin tifozët, është shfaqur një baner i madh ku shkruhet “Kosova është Serbi”.

Kjo nuk është hera e parë që në ndeshjet sportive shfaqen banera nacionalistë për të përçuar mesazhe kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se ditëve të fundit, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar dukshëm, e sidomos në pjesën veriore të Kosovës, ku është rrezikuar seriozisht stabiliteti si pasojë e veprimeve të serbëve. Ndërkohë të pranishëm plot 9367 tifozë që mbështetën këtë baner të shëmtuar.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.