BLUETOOTH

FOTO/ Me lot në sy, Shakira në versionin që nuk e keni parë kurrë

22:26 - 15.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Shakira pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Zherard Pike ka vendosur të udhëtojë drejt Majamit së bashku me dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të tradhëtisë së Pikesë, hitet e saj të fundit, largimin nga Spanja.




Përveç këtyre, ajo është fotografuar në rrugë duke qarë në praninë e disa miqve. Fotot janë publikuar nga portali spanjoll “Salvame”.

Dëshmitari që ka fotografuar këngëtaren kolumbiane ka pohuar se fotot janë bërë në afërsi të vendit që ajo jeton. Ndër të tjera, ai pohoi se pasi ajo përfundoi telefonatën menjëherë shpërtheu në lot.

“Fotografitë janë bërë në Esplugues, në Barcelonë, afër vendit ku ajo jeton. Shakira ishte me dy shoqe dhe ishte shumë keq, e veshur me tuta dhe pa makeup. Ajo ishte duke folur telefon dhe sapo e mbylli filloi të qante. Nuk doja të afrohesha sepse po fliste me shoqet e saj. Të gjithë ata që ndodheshim aty e panë që ishte Shakira dhe askush nuk iu afrua”, pohoi dëshmitari.

Shumë persona kanë spekuluar se kjo gjendje e Shakirës ka të bëjë me paraqitjen e Klara Kias në projektin e ri të Zherard Pike.

Panorama online.al 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.