AKTUALITET

“Fara e keqe ka mbirë që në 1912 dhe nuk po ikën”/ Rama flet nga Berati: Njerëz që nuk kanë fe po i shikojmë akoma nëpër këmbë

17:38 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Berati kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke e konsideruar si një farë të keqe, e cila është vënë në shërbim të së keqes. Kryeministri edhe njëherë përsëriti ato që deklaroi pak ditë më parë në Parlament, se opozita është pa fe, pa atdhe dhe pa din e iman, duke sqaruar se këto nuk janë fyerje.




Duke u ndalur tek lufta, kreu i qeverisë u shpreh se ndërkohë që e gjithë bota flet për pasojat e saj, “këtu në Shqipëri ka disa që mendojnë njësoj si Putini, që nuk ka luftë”.

Pjesë nga fjala e Ramës

Në Beratin e sotëm në këtë kohë kërcënimi, jetesa nuk është e thjeshtë as më tepër të përballosh një situatë të tretë radhazi, me një presion të madh. Kjo është më e keqja nga të treja. Nëse tërmeti goditi dhe u shkatërruan disa mijëra shtëpi, nëse pandemia i goditi një pjesë e madhe nuk u prek. Pra mjafton të ruheshe dhe nuk të prekte, kjo e treta të gjen në shtëpi. Të gjen në shtëpi sepse kështu është edhe qëllimi të të gjejë në shtëpi. Edhe po ta mbyllesh në shtëpi të kërkon poshtë derës, mes faturës së energjisë elektirke.

Dhe kush thotë që nuk ka luftë, ose nuk di se çfarë flet dhe është nën efektin e propagandës së tyre që e dinë çfarë shprehin dhe nuk punojnë për intersat e vendit.

Kjo luftë është konceptuar për ti hedhur bombat dhe për të shkatërruar Ukrainën, por njëkohësisht për të gjunjëzuar tërë perëndimin e Rusisë, aty ku jemi ne. Aty ku është edhe Shqipiëria.

Të dyja janë krijuar për një turbullirë për të çuar në stres ekstrem popujt dhe për të goditur tërë qeveritë demokratike nga brenda. Imagjinoni kur nga bernda gjenden edhe shërbëtorë të gatshëm të vihen në dispozicoin për hallet e tyre personale.

Njerëz pa fe. Fyerja është të vazhdojmë ti dëgjojmë, njerëz pa atdhe. Fyerje është të vazhdojmë ti shikojmë. Apo ti kemi nëpër këmbë, pra të këtij populli. Ai ka që në 1912 që përpiqet të dalë matanë detit për të kapërcyer historinë dhe nuk i ndahet një degë e shtrembër e pemës sonë gjenealogjike, ku krijesa të mbushura me ligësi dhe me një ankth të madh godasin vazhdimisht.

Helmojnë vazhdimisht. Për ti thënë shqiptarëve se ky vend është i mallkuar pa ua thënë drejtpërdrejt. Sot jemi në këto kushte kur këta njerëz janë të ekspozuar. Nuk janë më hipotezë, as një krahasim metaforik me të shkuarën. Janë të ekspozuar të gjithë edhe me ata që janë vënë në shërbim të atyre që i duan të keqen këtj vendi. Ata kanë marrë para nga ai vendi që ka filluar këtë luftë dhe i kanë marr paratë për të rrëzuar qeverinë e vendit të tyre. Gjysmë milioni dollar. Por pse pikërisht këtyre sepse ka pasur një garanci. Sepse këta kanë dhënë prova dhe sot është shumë e qartë. Të paktën njëra nga provat është publike. Se si ata bashkuan forcat me atë vendin atje, bashkuan votat me përfaqësuesit e atij vendi që ka hapur luftë për të goditur me akuza monstruzose UÇK-në.

Çfarë i duhet kërkuar më pak se çdo shqiptari që të jetë në lartësinë që duhet të jetë Shqipëria. Asnjë më pak nuk mund ti kërkohet. Kush është krenar nuk mund të përzihet me këtë farë të keqe e cila ka mbirë që në vitin 1912 dhe nuk ka për t’iu ndarë. Ka shumë arsye për të qenë i pakënaqur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.