LAJMI I FUNDIT

ZYRTARE/ Goditje e rëndë për Francën, sulmuesi i “gjelave” humbet Botërorin e Katarit

14:20 - 16.11.22 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Goditje e rëndë për Francën përpara nisjes së Botërorit të Katarit!




NKUNKU 2

Kampionët në fuqi të Botës humbasin shërbimet e një prej talenteve të skuadrës dhe të sulmit, Kristofer Nkunku, për shkak dëmtimi.

Ky lajm është zyrtarizuar pak më parë nga Federata Franceze e Futbollit me anë të postimeve në profileve të tyre në rrjetet sociale. 25-vjeçari i Lajpcigut do të zëvendësohet me sulmuesin e Frankfurtit, Randal Kolo Muani.

Nkunku ka spikatur në këtë sezon me paraqitjet e tij me Lajpcigun duke përfunduar në “radarët” e shumë skuadrave të mëdha europiane për merkaton e janarit, por edhe asaj të verës.

Aktualisht me klubin gjerman në Bundesliga, ylli francez është aktivizuar gjithsej në 15 ndeshje duke shënuar 12 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.