Kronikë

Joshi për marrëdhënie seksuale një vajzë 14-vjeçare përmes Facebook-ut, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Greqi

11:17 - 07.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata vendosi një dënim me tetë vjet burg për 40-vjeçarin shqiptar, i cili duke u shtirur si Don Zhuan, joshi në marrëdhënie seksuale një vajzë 14-vjeçare, derisa u arrestua kur po dilte nga një hotel në Omonia, janarin e kaluar.




Shqiptari u gjykua dje në Gjykatën e Jurisë së Përzier për akte seksuale ndaj të miturës si dhe rrëmbim, pasi e ka “tërhequr zvarrë” adoleshenten herët në mëngjes në qendër të Athinës.

Edhe pse në pranimin e tij, ai përsëriti pretendimin e pabazë se marrëdhënia e tyre ishte platonike, prokurori dhe gjyqtarët nuk kishin dyshime për fajësinë e tij, prandaj nuk i dhanë asnjë rrethanë lehtësuese.

“Dëshmia e nënës së të miturës, e cila vazhdon të bëjë një luftë të vështirë për të shpëtuar fëmijën e saj dhe në vijimësi për t’i dhënë një përgjigje të fortë akteve të tilla ekstreme”, tha për “Espresso” avokati i saj Giorgos Kaniaris.

Nëna i shpjegoi gjykatës se ishte shqetësuar kur pa fëmijën duke blerë rroba dhe telefona pa i kërkuar para asaj. Më pas, ajo pa në celularin e saj një foto të vogël të të dyve çift.

Kështu, ajo shkoi dhe takoi të huajin dhe i kërkoi të largohej, pasi vajza e saj ishte vetëm 14 vjeç. Por, ai u përpoq ta mashtronte duke i thënë se ka vajza në moshën e saj dhe e sheh si fëmijën e tij.

PREMTIMI PËR MARTESË

Por në realitet, i akuzuari kishte futur në “kurth” gjimnazisten, duke i premtuar se do të martohej me të. Madje, ai shkëlqeu për dinakërinë e tij duke mashtruar adoleshenten, ndërsa më herët ishte hetuar për tri vepra penale, si drogë, armë dhe grabitje.

E vërteta u zbulua kur në mbrëmjen e 22 janarit, nëna pa një postim të fëmijës në “Instagram” duke përqafuar shqiptarin në shtratin e hotelit.

Bashkë me ta kishin shkuar edhe një çift të mitur, të cilët u larguan në agim, duke lënë vetëm burrin dhe vajzën, ndërkohë që nëna kishte denoncuar në Departamentin e Sigurimit për të Mitur, i cili ka vepruar me shpejtësi.

Teksa shqiptari dhe 14- vjeçarja po dilnin jashtë, Policia arrestoi burrin, ndonëse ai duke e ditur se kjo që po bën është akt kriminal, tentoi të arratisej.

Pamjet e kamerave të sigurisë fundosën më tej shqiptarin, ndërsa një shënim i vajzës minorene duket qartë se ata kishin pasur kontakte seksuale dhe një marrëdhënie. Nuk mungoi as dialogu cinik me punonjësin e recepsionit.

Nëpunësi: Do të të fusin brenda, vëlla.

40-vjeçari: Për çfarë?

Nëpunësi: Për të joshur.

40-vjeçari: Sapo të ndodhë diçka e tillë, e dini çfarë mund të ndodhë? Drejt Bashkisë, te babai dhe më pas dasma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.