Kronikë

EMRI/ Doli nga rruga dhe u përplas me pemën, humb jetën shqiptari në Itali! ‘Mori para’ dhe dy gra që po ecnin në trotuar (FOTO)

16:32 - 14.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 40-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht gjatë mbrëmjes së djeshme në Breshia të Italisë pasi ishte duke u kthyer nga puna.




Mediat italiane bëjnë me dije se ai po drejtonte një makine tip “Mercedes Benz”, e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Për pasojë ka ndërruar jetë shqiptari i quajtur Alban Dushi. Sipas asaj që shkruajnë media, makina e shqiptarit ka rrëshqitur nga rruga.

Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre u përplas nga makina. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me  pemën.

Gruas së dëmtuar i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe ka pësuar fraktura në gjymtyrë.

Ndërkohë plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.