LAJMI I FUNDIT

“Shpresoj që trajneri i ri të më ftojë”, Sadiku e thotë hapur: Pas debatit që kishim, Edi Reja nuk më thirri më në kombëtare

09:33 - 14.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Sadiku nuk mundi të merrte pjesë në kampionatin botëror, pasi Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në Grupin I, ku e përfunduan në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Polonisë. Në një intervistë për “Tio 20 minuti”, sulmuesi shprehet se nuk ka mundur të ndihmojë shokët e ekipit për të arritur një gjë të tillë dhe kjo ka ardhur pas një debati me trajnerin Edi Reja.




“Fatkeqësisht nuk munda t’i ndihmoja shokët e mi të skuadrës siç do të kisha dashur, pasi marrëdhëniet me trajnerin Edi Reja nuk kanë qenë kurrë të ngrohta. Për të isha shumë individualist dhe nuk i përshtatesha sistemit të tij të lojës. Ne patëm një debat më pas dhe ai nuk më ka marrë në konsideratë që atëherë. Por tashmë situata ka ndryshuar dhe prej disa javësh ai nuk është më trajner i Shqipërisë”, shprehet Sadiku, i cili ka edhe një sugjerim për trajnerin e ardhshëm të kuqezinjve: “Luixhi di Biaxho duhet të zërë vendin e tij, një trajner që unë e respektoj dhe që e kam parë në punë kur ishte trajner i U-21 të Italisë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, thotë 31-vjeçari.

GOLI NË “EURO 2016”- Kujtojmë se ish-sulmuesi i Luganos shënoi golin e parë historik të një lojtari shqiptar në një kompeticion ndërkombëtar me rastin e “Euro 2016” në Francë, në fitoren 1- 0 ndaj Rumanisë.

“Ishte një kënaqësi e madhe për të shënuar një gol kaq të rëndësishëm dhe për t’i dhënë kombit tim suksesin e tij të parë kurtër për një dëmtim aq të rëndë, çka solli që mbrojtësi të dëmtohej sërish. Kështu që londinezët do të kërkojnë që ta marrin shtruar me shqiptarin dhe në janar do të gjejnë një sulmues alternativë, mes emrave janë edhe Kristiano Ronaldo dhe Memfis Depai. në një kampionat europian. Për këtë arsye do të doja të provoja të përsërisja këtë gjë edhe në të ardhmen. Është gjithmonë një nder të mbrosh ngjyrat e Shqipërisë dhe po punoj fort për të bindur trajnerin e ardhshëm që të mbështetet edhe tek unë”, shprehet ai.

sadiku 1

PA NDALESË- Botërori ndaloi të gjitha ligat kryesore të futbollit për herë të parë në histori në muajin dhjetor, por jo ligat më poshtë. Sadiku, i cili luan te Kartagjena, në Ligën e Dytë spanjolle vazhdoi të luante.

“Në fakt është pak e çuditshme që Kupa e Botës është në dimër, por grupi ynë ka përfituar prej tij. Më duket e këndshme të dal në fushë me ekipin tim dhe në të njëjtën kohë të shikoj ndeshjet me shokët e mi. Zakonisht në verë mbyllen kampionatet dhe nuk ndodh që të dyja të bëhen njëkohësisht, është kënaqësi”.

KAMPIONATI- Ata renditen në vendin e pestë me 32 pikë, katër më pak se vendi i parë dhe Sadiku ka shënuar 7 gola deri tani.

“Është një kampionat shumë i balancuar dhe konkurrues, ku ka më pak se dhjetë pikë diferencë mes të parit dhe të 13-ës në renditje. Ka disa skuadra që aspirojnë të ngjiten në “La Liga” dhe nuk do të jetë e lehtë, edhe sepse secila përbëhet nga lojtarë të nivelit të lartë. Megjithatë, ne jemi në formë të mirë dhe ndjesitë janë pozitive”.

BOTËRORI- Sadiku ka edhe një koment për finalen e Botërorit.

“Në një Botëror ka gjithmonë surpriza dhe gjithashtu ky edicion i ka përmbushur pritshmëritë, por personalisht kam pak dyshime. Kroacia dhe Maroku kanë treguar qëndrueshmëri mbresëlënëse në mbrojtje, por jam i bindur se Franca dhe Argjentina do të takohen në finale. Këto dy skuadra janë plot kampionë dhe nuk mund të mos bëjnë histori”.

ZVICRA- “Zvicra e mbylli aventurën e saj duke pësuar 6 gola nga Portugalia… Mendoj se është një rezultat i padrejtë dhe tepër i ashpër. Në këtë lloj loje, kur fillon të pësosh shumë gola, lojtarët goditen mendërisht dhe në mënyrë të pashmangshme janë të prirur për t’u dorëzuar. Ata u shkatërruan psikologjikisht nga rezultati, i bënë gabim edhe hapat më të thjeshtë, por normalisht nuk bëjnë gabime të tilla shpesh. Futbolli është i tillë, herë qesh e herë qan”, përfundon Sadiku.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.