AKTUALITET

Tragjike në Angli/ Shqiptari humb jetën brenda “shtëpisë së barit”, u asfiksua nga flakët (EMRI)

16:48 - 14.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një “shtëpi bari”. Behet fjalë për 24 vjeçarin e identifikuar si Mariglen ruçi.




Sipas dyshimeve të para, i riu ndodhej në një ‘shtëpi bari’ e cila është përfshirë nga flakët dhe ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.

Trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44 vjeçar si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Fqinjët kanë dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, duke e cilësuar si diçka të tmerrshme, pasi e gjithë banesa ishte përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.