Kronikë

Policia jep detaje nga plagosja në Gramsh: Arrestuam autorin, ja pse e goditi me thikë 36-vjeçari…

10:02 - 15.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Gramshit ka dhënë detaje të reja nga plagosja në Gramsh. Sipas bluve ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, ku 36-vjeçari Andi Dragoti është qëlluar me thikë pas një sherri banal.




Po ashtu, është bërë e munduar edhe arrestimi i autorit  Feta Bezati, i cili do të akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Njoftimi nga policia:

Gramsh

Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.