AKTUALITET

“9 muajt e parë të këtij viti, u vodhën 122 mld lekë”/ Sali Berisha për krizën e shëndetësisë: Qeveria përdor buxhetin për të pasuruar ministrat

17:56 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për “braktisjen” e sistemit shëndetësor dhe mungesën e mbështetjes ndaj mjekëve në vendin tonë.




Në një takim me mjekë, Berisha tha se arsyeja kryesore e largimit të mjekëve në Gjermani, është paga e ulët. Për këtë çështje, Berisha solli shembull Hungarinë, ku sipas tij, i disafishoi rrogat e mjekëve për të parandaluar largimin e tyre drejt Gjermanisë.

Kryetari i PD-së tha se kjo situatë do të vazhdojë e tillë kur ekziston një qeveri që e përdor buxhetin për të pasuruar veten dhe ministrat.

Berisha: Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti do kenë dyfishim të rrogave mjekët në krahasim me vitin 2013. Nuk deklaroi dot se do barazonte rrogat me mjekët në Kosovë. Kolegët në Kosovë marrin thuajse dyfishin e asaj që merrni këtu. Unë e kuptoj që vërtetë emigracioni është edhe i pashmangshëm për disa arsye. Por ata që duan të mbajnë një sistem shëndetësie, ata bëjnë gjithçka për të paguar, shpërblyer punonjësit e këtij sistemi.

Është reale që nga Italia shkojnë në Gjermani, nga Hungaria e Çekia shkojnë në Gjermani. Për këtë shkak, Hungaria, rrogat e mjekëve i disafishoi. Duke lënë në këtë mënyrë një marzh shumë të vogël ndryshimi, vetëm e vetëm që t’i qëndronte sistemi në këmbë. Nëse duam ta mbajmë këtë sistem, ne sigurisht nuk mund ta mbajmë me emulacion. Ne do ta mbajmë me shpërblim dhe me kushte.

Por kur përdor buxhetin për të pasuruar veten dhe minsitrat, kur firmos për 3 djegësa 420 mln dhe asnjë nuk është në punë, kur vepron gjithçka në kundërshtim me ligjin, duke i çelur derën grabitjes, atëherë nuk ngelet për rroga. KLSH-ja, konstaton se në 9 muajt e parë të këtij viti, u vodhën, u shpërdoruan 122 mld lekë. U vodhën dhe u shpërdoruan 30% më shumë se fondi i përgjithshëm i pagave. Me aq sa u vodhën dhe u shpërdoruan këto 9 mua, çdo rrogtar, çdo buxhetor mund të kishte marrë rrogë dyfuish dhe do kishte tepruar 1/3.

Nëse ndërton shkolla siç ndodh në Tiranë me 6 fishin e çmimit, kur shkolla ka standard me ndërtimin me 680 mijë euro. Kaq e ndërton PNUDIK. Këto ndërtime, bëhen nga materiale, këto materiale kanë manuale të cilat përcaktojnë koston dhe çmimin e tyre. Nuk ngelet gjë për qytetarët. Nuk mbetet gjë, mund të shtroni me të drejtë pyetjen, se si shpërëdorohen 122 mld lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.