AKTUALITET

Përfitoi 140 mln euro përmes mashtrimit, Gjykata e Apelit vendos nesër për fatin e Liangbin Chen

21:43 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit pritet të vendosë të martën për fatin e Liangbin Chen, i cili kërkohet nga autoritet kineze të drejtësisë pasi akuzohet për mashtrim dhe vjedhje të 140 mln eurove.




News 24 raporton se rasti i tij po ndiqet me vëmendje nga vendet partnere dhe vendimi për ekstradimin ose jo të tij drejt Kinës ka një interes të lartë.

Chen është liruar në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore. Ai kundërshton ekstradimin drejt Kinës.

37-vjeçari dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh.

Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaporte kamboxhiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.