LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Pritja “Deja vu” që vendosi finalen e Botërorit, si argjentinasi Martinez “kopjoi” legjendën Iker Kasijas

14:38 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emiliano Martinez u shpall portieri më i mirë i Botërorit. Jo vetëm falë pritjeve të bëra gjatë gjithë turneut, por edhe për shkak se mbrëmë ishte vendimtar në fitoren e Argjentinës. 




Në minutën e 123-të të lojës, pothuajse në sekondën e fundit, ai ndali Kolo Muanin që të shënonte golin e 4 që do t’i jepte Francës titullin.

Por kjo skenë i’u rikujtoi të gjithëve finalen e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Në atë kohë sulmuesi holandez Roben qëndroi i vetëm ndaj portierit të Spanjës Iker Kasijas, teksa ky i fundit i mohoi një gol të sigurt “tulipanëve”.

Këto dy situata identike përfunduan në të njëjtën mënyrë, pasi si Roben në 2010 dhe Kolo në 2022 shikuan se si rivali i tyre ngriti titullin kampion.

63a035ce47ff2 (1)

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.