AKTUALITET

E pranon edhe Peleshi: Paratë e shqiptarëve nuk janë 100% të sigurta në banka

13:41 - 27.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmet kibernetike ndaj dy bankave të nivelit të dytë në vendin tonë ditët e fundit kanë shqetësuar qytetarët për sigurinë e parave të tyre.




Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet nga gazetarët këtë të martë nëse ka dijeni për këto sulme.

Peleshi theksoi se “nuk ka siguri 100% askush, asnjë institucion, qoftë ky publik apo privat”.

“Jemi të gjithë të ekspozuar jo vetëm sistemet qeveritare por dhe ato private.

Nuk përjashtohet asnjë operator privat apo publik ndaj ekspozimit ndaj këtyre sulmeve
duhet të investohet më tepër dhe nga operatorët privat duke kuptuar që ky është një domein i të sotmes”, tha Peleshi.

A janë të sigurta sistemet bankare, paratë tona? Sa situata është serioze dhe sa jemi sulmuar në sistemin bankar?

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi:

Nuk është ministria përgjegjëse por s’dua ti iki pyetjes, konfirmoj e mund të them atë që dihet që nuk ka siguri 100% askush, asnjë institucion, qoftë ky publik apo privat.

Garanci e mure 100 % të sigurta nuk ka.

Por e keqja nuk vjen vetëm për keq, por dhe për mirë dhe operatorët privatë duhen ndërgjegjësuar.

Sulmet kibernetike kanë sukses për shkak të faktorit njeri, nëse jemi më të vëmendshëm për çfarë duhet hapur e jo në email tona, të jemi më të sigurt.

Ministri i Mbrojtjes eshte pjesë e komitetit të mbrojtjes kibernetike e ne
trajtojmë cdo rast sulm që janë të përditshme nuk është se ndodhin shumë rrallë.

Ato që janë më problematike marrin dhe më shumë vëmendje nga publiku janë trajtuar të gjitha rastet e kohët e fundit.

Jemi të gjithë të ekspozuar jo vetëm sistemet qeveritare por dhe ato private.

Nuk përjashtohet asnjë operator privat apo publik ndaj ekspozimit ndaj këtyre sulmeve
duhet të investohet më tepër dhe nga operatorët privat duke kuptuar që ky është një domein i të sotmes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.