BLUETOOTH

Plustruesi i borës ia rrafshoi këmbën/ Informacione të reja për dëmtimin e aktorit të njohur, një fqinj i dha ndihmën e parë – Video e transportit të tij me avion në spital

22:30 - 02.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja rreth rrethanave të aksidentit që la të plagosur rëndë aktorin Jeremy Renner.




Sipas TMZ, borëpastrimi i aktorit për të pastruar një shteg jashtë shtëpisë së tij në Liqenin Tahoe, e cila ishte bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës, rrafshoi njërën nga këmbët e tij, sipas TMZ. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar një fqinj, me profesion mjek, i cili ka tentuar të kujdeset për plagën e tij në vend.

Shikoni videon e transportit të tij me avion në spital

Aktori i Marvel u transportua me helikopter në spital të dielën, ku ndodhet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeremy Renner (@jeremyrenner)

Sipas të njëjtave informacione, ai ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku nga lëndimi i tij. Madje, një burim i afërt me aktorin ka thënë për TMZ se lëndimet e tij janë “të shumta” pasi përveç këmbës i janë lënduar edhe pjesë të tjera të trupit.

Më herët përfaqësuesi i aktorit u përpoq të nënvlerësonte dëmtimin e tij duke e cilësuar thjesht si një “aksident moti gjatë borës”, por informacionet që transmetojnë mediat e huaja janë se lëndimi është i rëndë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeremy Renner (@jeremyrenner)

Sipas përfaqësuesit të aktorit, ylli i “The Mayor of Kingstown” po “merr kujdes të shkëlqyer mjekësor” dhe familja e tij është gjithmonë me të.

Renner, i cili ka një vajzë nëntë vjeçare Ava me ish-gruan Sunny Pacheco, zotëron një numër borëpastruese që i përdor për të pastruar hyrjen madhështore të shtëpisë së tij, si dhe rrugë dhe shtigje në zonë. Aktori i Hawkeye është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh poston për kushtet ekstreme të motit që godasin zonën ku ai jeton.

Ferma e aktorit hollivudian ndodhet në një zonë të thellë malore dhe bora kishte mbuluar makinat e tij dhe madje kishte arritur në dritaret e katit të parë.

Fansat e tij thanë se po luten për të dhe po dërgojnë urime për një shërim të shpejtë.

Lajmi për plagosjen e Renner vjen teksa dhjetëra persona kanë humbur jetën në shumë pjesë të SHBA-së për shkak të stuhisë së fortë të borës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.