


Gazetarja Dalina Buzi ka bërë një përmbledhje të situatave të BBVIP, ku ka komentuar dhe lojën e disa banorëve kryesisht të Luiz Ejllit.
Përmes një video, Dalina shpjegon se Luiz Ejllin nuk e habit asnjë gjë dhe ka hyrë vetëm për të fituar. Sipas saj, truri i Luizit është 10 hapa para pasi është vetëm në funksion të fitores, si dhe këngëtarin nuk e rrëzon dot asnjë konkurrent.
“Luizi ka hyrë aty shumë i qartë. Ka para gjithë formatet dhe ka mësuar nga të gjithë uljet e ngritjet të jetës. Luizin nuk e habit hyrja e Blendit, as ikja e Kiarës. Ai ka hyrë aty vetëm për të fituar, dhe për t’i bërë përshtypje popullit. Truri i tij është 10 hapa para në lëvizje se sa truri i të gjithëve atyre së bashku. Blendi mund të ketë hyrë si i infiltruar, nuk e kishte qejf Luizin. Luizi është mbi kalë dhe nuk e rrëzon dot asnjë”, shpjegon ajo.
Sakaq shpjegon se Luizi nuk flet aty për veten e vetë por për popullin.
“Ai është me popullin, është gjëja më e madhe që mund të ketë një konkurrent. Sado që ta urrejnë të gjithë ai ka popullin, ka gjithçka dhe nuk i intereson se kush hyn e kush del”, shtoi Dalina.