BOTA

E trishtë/ I shpëtuan tërmetit, familja turke prej 7 anëtarësh shuhet pas shembjes së çatisë së banesë ku ishin zhvendosur

18:26 - 18.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi i shpëtoi tërrmetit shkatërrimtar në Gaziantep, një familje prej 7 anëtarësh, humbi jetën tragjikisht pasi banesa ku ishin zhvendosur në Konya u përfshi nga flakët.




Zjarri përfshiu pjesën e çatisë të banesës em qerpiç, duke bërë që ajo të shembej dhe të zinte poshtë familjen prej 7 anëtarësh.

Pas shuarjes së zjarrit, në rrënojat u gjetën shtatë trupa, duke përfshirë nënën, babain dhe pesë fëmijët.

Familja vinte nga rrethi Nurdağı i Gaziantepit, i cili u godit rëndë nga tërmetet duke marrë mijëra jetë dhe duke shkaktuar shkatërrime masive.

Raportohet gjithashtu se nëna, babai dhe fëmijët ishin invalidë, të cilët u sollën në Konia nga të afërmit e tyre pas tërmetit.

Ndërkohë, dy anëtarë të një familjeje tjetër që ishin strehuar në një dhomë tjetër të shtëpisë, mundën të shpëtonin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.