BLUETOOTH

Dua Lipa dhe fustani i tejdukshëm që zgjodhi për Javën e Modës në Milano

16:12 - 24.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dua Lipa ka dëshmuar se di të tërheqë të gjithë vëmendjen tek ajo dhe këtë e bëri në Javën e Modës në Milano.




Ylli britanik, i cili është gjithashtu me origjinë shqiptare, është shfaqur me një fustan të zi të tejdukshëm me lule të stampuara që i linte pak imagjinatës.

Nën fustanin e saj ajo zgjodhi të brendshme të ngushta të zeza. Natyrisht që paparacët i ranë ‘mbi të’ në javën e modës.

Për ata që nuk e kanë parë look-un e saj, Dua Lipa ka ndarë një sërë fotografish të pamjes në llogarinë personale në Instagram.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo përmendi stilistin dhe mikun e saj italian, Giuliano Calza, i cili është edhe themeluesi i markës GCDS.

“Një natë në Milano, Krenar për ty @giulianocalza. Lotë gëzimi për ju dhe paraqitjen tuaj të bukur”, ka shkruar ajo.

Shikoni pamjet e ekranit:

Kjo nuk është hera e parë që ylli britanik ka zgjedhur të bëjë një paraqitje zbuluese. Ditën e Vitit të Ri, ajo ka postuar disa foto të veshjes që ka veshur në llogarinë e saj personale në Instagram dhe komentet e ndjekësve të saj kanë qenë të ndezura.

Megjithatë, të gjithë sytë ranë, natyrshëm, në pjesën e pasme të fustanit, i cili la një pjesë të pasme të saj të zhveshur. Në fotot që ka publikuar, Dua Lipa pozon me fustanin e saj në poza mjaft “të guximshme”, duke treguar të brendshmet e bardha.

Ajo e ka shkruar postimin e saj: “2023 ~ Gëzuar Vitin e Ri ~ Ju uroj paqe, dashuri, shëndet dhe lumturi për këtë vit në vazhdim.”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.