BLUETOOTH

Nënë e dy fëmijëve/ Aurela Hoxha rrëfehet rreth jetës personale, ja pse e mbaj sekret partnerin

08:57 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Aurela Hoxha ka ndarë për publikun disa detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka treguar se pse e mban ‘të fshehtë’ partnerin në rrjetet sociale.




Aurela te ‘Piter Pan’ tha se nuk e mban sekret partnerin por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale.

Sakaq ka treguar se me bashkëshortin e saj është njohur gjatë pushimeve në Ibiza.

Pse e mban burrin larg? Pse e mban sekret?

Aurela Hoxha: Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja. Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram.

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza.

Ku e gjete princin?

Aurela Hoxha: Në Ibiza, në pushime në Ibiza, atje gjeta princin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.