BLUETOOTH

Kush është “fiksimi” i Berlusconit që u fut në shtëpinë e Big Brother! Jori Delli, modelja donte dhe Butrint Imerin si konkurent

10:37 - 06.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Jori Delli u bë banorja më e re e Bog Brother Albania VIP. 28-vjeçarja është e mirënjohur në Itali, veçanërisht në botën e futbollit, por në Shqipëri dinë ende pak për të.




Jori është me origjinë shqiptare, ka lindur më 1995-ën në Venezia dhe vetëm pak vite më vonë, është transferuar bashkë me familjen në qytetin e Torinos, raporton TCH.

Ajo ka studiuar inxhinieri, por u bë e famshme në botën e sportit, pasi mori pjesë si bashkë-prezantuese në një emision merkatoje në SportItalia.

Për një periudhë kohe, modelja ka pasur një romancë edhe me Simone Camolesen, djalin e ish-trajnerit të Torinos, Giancarlo Camolese.

Jori Delli njihet gjithashtu si një tifoze e Milanit dhe në rrjetet sociale ka pozuar shpesh me fanellën e kuqezinjve, teksa për look-un e saj ka marrë komplimente edhe nga ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Ajo tregoi gatishmërinë për të hyrë në Big Brother Albania VIP, gjatë një daljeje në “Top Arena”, duke ftuar edhe këngëtarin Butrint Imeri, por iu plotësua vetëm dëshira e parë, për të qenë banore e shtëpisë.

-0-500-1678013684x9-924-0-500-1678013684x8-669-0-500-1678013684x7-615-0-500-1678013684x6-898-0-500-1678013684x2-269-0-500-1678013685x1-550


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.