BLUETOOTH

Momente gazmore dhe përkëdhelje/ Hyri në BBV për t’i dhënë mesazh Keisit për lidhjen me Kristin? Sabiani u qendron si ‘xhandar’, ja si reagon çifti

11:46 - 07.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngacmimet e Luizit ndaj Kristit dhe Keisit nuk kanë munguar asnjëherë, që para se ata të bëheshin çift.




Tashmë që Sabiani është në shtëpi, Luizi gjen momentet për ta ngacmuar çiftin kur nuk ndodhet babai i Keisit aty pranë. Së fundtmi, teksa dyshja po qëndronin në një shtrat bashkë, Luizi nisi të ngacmonte Kristin, duke e imituar këtë të fundit.

Ai nga ana tjetër, ishtë shtrirë me Kiarën dhe imitonte Kristin për mënyrën se si ai qëndronte në shtrat dhe se si sillej me Keisin.

Momentet mes dy çifteve u shoqëruan me batuata e të qeshura, ndërsa Kristi duket se i ka qejf ngacmimet e Luizit, pasi i pret gjithmonë me shumë pozitivitet.

Edhe pse Sabiani është prezent në shtëpi, kjo nuk e ka penguar çiftin që të qëndrojnë apo të përkëdhelen bashkë. Por një video që është bërë virale në rrjet është kur çifti qendron bashkë i ulur në sallon, dhe Sabiani rri pas tyre në këmbë, e më pas largohet, e kamera fokuson reagimet e Keisit dhe Kristit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.