Kronikë

Qëllohet me armë zjarri drejt një lokali në Kamëz, detajet e para

07:15 - 11.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Kamës.




Mësohet se rreth orës 5:10 një lokal ka qenë shënjestër e të shtënave me armë zjarri, ku për pasojë janë thyer xhamat e subjektit në pronësi të shtetasit me iniciale N.M.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar pasi në ato momente lokali ka qenë i mbyllur.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M..

Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.